Connect with us

Nusja i premton ish-vjehrrit se s’do martohet më: Publiku shpërthen në lot pas historisë prekëse

Kuriozitete

Nusja i premton ish-vjehrrit se s’do martohet më: Publiku shpërthen në lot pas historisë prekëse

Publiku i “E diela shqiptare” është përlotur disa herë gjatë puntatës së sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty”, pasi aktivistja Nertila Marku, kishte ftuar në studio ish-vjehrrin e saj.

Ajo tregoi gjithë vështirësitë që kishte kaluar përgjatë viteve të martesës me bashkëshortin në burg në Greqi, e më pas me problemet e rënda shëndetësore. Nertila tregoi se ajo ishte prekur nga kanceri në gji dhe në mitër, por përtej sëmundjeve të rënda, ajo u shpreh se kishte lënë veten e saj dhe kurimin mënjanë, për t’ju përkushtuar vetëm lirimit të bashkëshortit.

Megjithatë, martesa e tyre nuk mundi t’i kalonte sprovat e shumta dhe Nertila i dha asaj fund. Por dhembjen më të madhe ajo rrëfeu se e ndiente për trishtimin që i kishte krijuar ish-vjehrrit, gjyshit të vajzës së saj.

“Ish-bashkëshorti im ka familjen më të jashtëzakonshme. Babai i tij ka qenë mbështjetja më e madhe për mua.  Ai është çuar nga krevati i sëmurë dhe ka ardhur të jetë në krahun tim në promovimet e librave të mi. Kur filluam të kishim probleme me bashkëshortin, e mora babanë e tij në telefon dhe ai më tha: ‘Nuk dua të vdes pa e parë Nertilën të lumtur. Dua që në radhë të parë të jesh ti mirë.’”- rrëfeu Nertila.

Ajo tregoi se ai i kishte kërkuar që ajo t’i jepte edhe një mundësi të birit dhe Nertila kështu bëri. Ajo vijoi martesën dhe gjatë kësaj kohe, erdhi në jetë vajza e saj e vetme. Por pak vite më vonë, për ta erdhi ndarja dhe problemet shëndetësore të Nertilës.

“S’kam pasur guxim të flas me të për ndarjen, por falë tij unë kam vajzën, sepse po të mos isha kthyer, unë s’do mund të bëja më fëmijë në jetën time për shkak të operacionit. Së pari dua t’i them që më vjen shumë keq që i ka munguar mbesa fizikisht, s’ka qenë dëshirë e imja. I kërkoj falje që i kam krijuar një shqetësim, sepse nuk është e lehtë të të ndahet një fëmijë nga familja. Marr përsipër t’i kërkoj falje edhe në emër të të birit.”-tregoi Nertila.

Ish-vjehrri i saj, Shtjefni, pavarësisht se sapo kishte dalë nga spitali, mbërriti në studio, ku Nertila shpërtheu enjëherë në të qara. Pasi e pa në ekran, edhe ai së bashku me publikun u përlot, ndërsa ish-nusja e djalit i tregoi arsyen përse e kishte thirrur.

“Të kam sjellë këtu për të të thënë se vajzën do të ta sjell më shpesh sepse edhe unë ndihem më mirë. Ajo ta ndjen mungesën e po ashtu edhe unë. Dua të të kërkoj nëse mundem të vij të sjell vajzën.’- i tha Nertila ish-vjehrrit, i cili i tha se ajo e kishte derën të hapur në shtëpinë e tij dhe se kishte vendin e saj aty.

“Dua të të kërkoj falje vetëm ty, askujt tjetër. Dua të të kërkoj falje sepse nuk i kthehem dot pas vendimit që të jetoj tek prindërit e mi. Jam betuar në kishë që nuk do të martohem më kurrë. Ju jeni familja ime e vetme. “- i tha ajo gjyshit të së bijës, i cili i tha se ajo s’kishte përse t’i kërkonte falje e as të betohej se s’do martohej më.

“Ti s’ke nevojë hiç që të më kërkosh ndjesë. Ti e ke jetën përpara dhe nuk duhet të flasësh kështu. Mua më dhimbset vajza edhe ti. Unë për vete i kam mësuar shumë gjëra në jetë, prandaj s’duhet të vendosësh kështu si thua ti.”- i tha ai i prekur Nertilës.

Ata të dy u përqafuan mes lotëve, por emocionet u bënë edhe më të forta kur në studion e emisionit, mbërriti vajza e mitur e Nertilës, të cilën gjyshi kishte kohë pa e parë./Xing.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top