Nxënësit rra*hin bashkëmoshatarin, reagon drejtori i shkollës: Janë fëmijë problematikë

Bullizmi është një nga fenomenet më negative në të gjithë botën, por që është shumë i pranishëm në shkollat shqiptare.

Një video e publikuar ditën e djeshme nga JOQ ALBANIA tronditi rëndë opinionin publik, teksa shihej qartë se si disa adoleshentë ushtronin dhu/në mbi bashkëmoshatarin e tyre për motive ende të paqarta.

Tre adoleshentët që nuk ishin më shumë se 12-13-vjeçarë, dhu/nonin bashkëmoshatarin e tyre. Njëri prej tyre e mbante viktimën pas krahëve, ndërsa dy të tjerët e godasnin. Një preson i katërt filmonte sherrin e rëndë.

Lidhur me publikimin e videos ka reaguar edhe drejtori shkollës 9-vjeçarë “Mehmet Bajraktari” i cili sqaron se konflikti mes adoleshentëve ka ndodhur disa muaj më parë dhe jashtë orarit të mësimit. Sipas drejtorit të shkollës, Bledar Rama, të 4-tërt minorenët e përfshirë në ngjarje janë nxënës problematik .

Për FaxNews ai shprehet:

Sipas verifikimeve, video është realizuar në muajin mars. Thirrëm nxënësit dhe prindërit. Në prani të psikologut, bëmë verifikimin dhe pyetëm nxënësit një nga një dhe na rezulton se video është bërë në fund të marsit të 2019. Dhe video është bërë në shkollën e arsimit fillor dhe jo tek shkolla bëjnë mësim. Ne u njohëm me situatën dhe do të marrim masat që duhen.”
Sipas policisë së Cërrikut janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e ngjarjes,nga ku burime pranë këtij komisariati konfirmojnë se paraditen e sotme minorenët janë marrë në pyetje nga ana e policisë nën praninë e psikologut dhe arsyeja e zënkës mes të rinjëve është berë konsumimi i duhanit. Materialet e kësaj çështjeje do ti kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Një e mban, dy e godasin ndërsa tjetri filmon skenën/ Nxënësit e fillores rrahin bashkëmoshatarin e tyre në Cërrik on Vidnews.