Connect with us

Operacioni policor “Forca e Ligjit”, Rama: Lufta me krimin nuk është lojë politike

Kuriozitete

Operacioni policor “Forca e Ligjit”, Rama: Lufta me krimin nuk është lojë politike

Operacioni policor “Forca e Ligjit”, Rama: Lufta me krimin nuk është lojë politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me operacionin “Forca e Ligjit”, i cili u prezantua sot, duke theksuar se lufta me krimin nuk është një lojë politike.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shprehet se nga kjo luftë fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj, ndërsa sipas tij nga loja ziejnë kazanët e politikës e të medias.

“Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjioze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe.

Lufta me krimin nuk është lojë politike dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga lufta fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj.

Ndërsa nga loja ziejnë kazanët e politikës e të medias që helmojnë pa pushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por edhe për të penguar drejtësinë e re që po vjen”, shkruan Rama. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top