Pa pikë grimi dhe me rrobabanjo, Xhemi Shehu mahnit me pamjen

Moderatorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku për energjinë pozitive që pëcjell, Xhemi Shehu, është një ndër ato femra bukuria e të cilave bie në sy menjëherë.

Sot Xhemi ka dhënë prova të një bukurie të kulluar. Ajo ka shpërndarë një fotografi me rrobabanje në profilin e saj të instagramit, ku duket fare thjeshtë, pa asnjë grimcë make upi dhe krejtësisht mahnitëse.

Fytyra, sytë dhe buzët duken perfekte dhe ashtu të palyera, madje kështu duket sikur shpalosin më shumë ëmbëlsi. Xhemi momentalisht ndodhet me pushime dhe ajo e qeshur në fytyrën e saj, e tregon vërtetë të relaksuar. “Duke u ndjerë shkëlqyeshëm”, ka shkruar ajo.