Connect with us

Pamjet kur i riu i vuri flakën vetes para Parlamentit në Tiranë

Kuriozitete

Pamjet kur i riu i vuri flakën vetes para Parlamentit në Tiranë

Pamjet kur i riu i vuri flakën vetes para Parlamentit në Tiranë

Një 35-vjeçar nga Lezha ka tentuar për të dytën herë t’i japë fund jetës paraditen e sotme përpara ambienteve të parlamentit.

Herën e parë Saimir Zalli hipi mbi një vinç duke kërcënuar se do hidhej, ndërsa sot ai tentoi të digjej para parlamentit por u ndalua në kohë nga policia.

Mësohet se 35-vjeçari ka dëshmuar më herët se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët.

35-vjeçari është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Vëllai i 35-vjecarit nga Lezha ka konfirmuar atë që ka shprehur më herët edhe vetë Saimir se ky veprim i rëndë për veten ka ardhur pasi nuk e lejojnë që të takojë fëmijët e tij.

Ndër të tjera i vëllai ka rrëfyer se është tmerruar kur ka parë Saimirin në televizion të përfshirë nga flakët.

“Familjarët e ish- gruas nuk e lejojnë të takojë fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk zbatohet”- ka thënë ai. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top