Connect with us

“Para ose të nxora fotot”, flet vëllai i viktimës: Motrën ma ndau nga burri, Mentori ishte…

Kuriozitete

“Para ose të nxora fotot”, flet vëllai i viktimës: Motrën ma ndau nga burri, Mentori ishte…

Nga një marrëdhënie intime mes dy personave me shumë diferencë moshe është kthyer në një marrëdhënie shantazhi dhe dhune psikologjike deri sa në fund është mbyllur me kallëzimin në polici e më pas edhe burgosjen e shantazhuesit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të nisur me organet shtetërore në 8 maj të këtij viti, pasi vëllai i një vajze të shantazhuar nga Kavaja është detyruar të denoncojë në polici ish të dashurin e motrës.

Konkretisht ka qenë Mentor Shtjefni, 32-vjeçari që krijoi një lidhje me një 16-vjeçare nga Kavaja dhe i bëri asaj foto intime, me të cilat më pas e kërcënonte se do t’i publikonte në rrjet nëse ajo dhe familja e saj nuk e “shpërblenin” me shuma të caktuara parash.

Nëse vajza nuk pranonte, Mentori e kërcënonte se do ta vriste atë dhe familjen e saj. Lajmin e kanë marrë vesh dhe familjarët e vajzës, ndaj e ëma është detyruar fillimisht të shkojë në familjen e Mentorit, ku i ka kërkuar me mirësjellje të ndalonte këtë rrëmujë të madhe. Aty mamaja e vajzës ka mësuar se krahas ngacmimeve të së bijës, Mentori ishte edhe burrë i martuar.

Ai nuk është tërhequr dhe më pas ka qenë vëllai i vajzës, e cila tentoi disa herë të vriste veten e madje u nda edhe nga i fejuari, ai që ka bërë kallëzimin penal në polici.

Zyrtarisht mësohet se Mentori është paditur në polici nga vëllai i vajzës, të cilën i arrestuari e ka kërcënuar me publikimin e fotove intime. “Më datë 08.05.2017, kallëzuesin e ka marrë në telefon vëllai i tij, E.K., i cili banon në Itali dhe i ka thënë të kontaktojë me shtetasin Mentor Leçini, me precedentë penalë, pasi ky i fundit e kishte telefonuar E.K. dhe i kishte thënë se kishte probleme me motrën dhe nënën e tyre dhe se posedonte foto intime të tyre”, thekson Prokuroria.

Sipas saj, më datë 09.05.2017, rreth orës 16:15, e ka marrë në telefon Mentor Leçini dhe i ka thënë se duhet të takoheshin. Ata janë takuar rreth orës 18:00 në Kryeluz në Kavajë dhe, sipas kallëzuesit, Mentori i ka thënë se ka pasur marrëdhënie me motrën e tij dhe se i kishte bërë fotografi të motrës dhe se posedonte edhe fotografi të nënës së tyre, të cilat i kishte marrë gjatë kësaj periudhe.

Sipas vëllait të viktimës, Mentori i ka shprehur shqetësim për faktin që nëna e tyre kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte kërkuar nënës së tij që Mentori të fshinte fotografitë nga aparati celular dhe se, për këtë shkak, kishte ardhur në dijeni të marrëdhënies së tij me motrën edhe bashkëshortja e tij.

Në vijim,  djali ka parashtruar se autori i krimit i kishte deklaruar se gjatë periudhës që kishte qenë i lidhur me motrën, i kishte dhënë asaj shuma të hollash që varionin nga 200.000 deri në 250.000 lekë, si dhe një aparat celular me vlerë 40.000 lekë, të cilin e kishte në përdorim nëna e tyre.

Sipas kallëzuesit, Mentori i kishte drejtuar aparatin telefonik dhe prej tij i kishte treguar katër fotografi, tri prej të cilave të motrës së tij Rozetës dhe një të nënës, duke i thënë se nëse nuk gjente zgjidhje për këtë problem, pra nëse nuk i jepnin paratë dhe nuk i kërkonin falje për shkuarjen e nënës së tyre në shtëpinë e tij, do t’i publikonte fotot e mësipërme, por edhe foto të tjera që kishte në telefon.

Autori i denoncimit ka thënë se një martesë e së motrës ishte prishur nga fjalët e hapura për lidhjen e saj me Leçinin. Në pyetje është marrë edhe nëna e vajzës, e cila ka shpjeguar se prej katër muajsh kanë si familje një problem të madh me Mentor Leçinin.

Sipas saj, vajza ka qenë e martuar me një person në Golem dhe është detyruar si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve të Mentorit të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të largohet nga Shqipëria.

Sipas mamasë së vajzës, Mentori kishte disa foto intime të së bijës dhe i bënte presion asaj që, nëse nuk i bindej atij dhe të vepronte sipas urdhrave të tij, ai do t’i publikonte fotot në rrjetet sociale.

Për këtë shkak, sipas nënës, vajza disa herë kishte tentuar të vriste veten dhe se kishte frikë të denonconte në polici Mentorin, pasi ai i kishte thënë se kishte vrarë një herë një njeri dhe nuk e kishte problem t’i vriste të gjithë familjen.

Pas kësaj, Prokuroria ka autorizuar veprime speciale hetimore me dorëzimin e parave që kërkonte autori, duke bërë më pas me anë të policisë edhe arrestimin

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top