Connect with us

Parashikimi i motit, e hënë 13 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e hënë 13 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e hënë 13 nëntor 2017

Pjesa e parë e ditës vijon me vranësira dhe shira në Veri, Qendër dhe Jugperëndim ndërsa pjesa më e madhe e Jugut dhe zonave Lindore mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta.

Pasditja por kryesisht mbrëmja fuqizon vranësirat dhe shirat në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë edhe reshje dëborë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet territoriale të luhaten në vlerat 3 – 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri 5 ballë.

Europa

Pellgu Qendror i Mesdheut dhe pjesërisht Juglindja do të përfshihet nga vranësira të fuqishme dhe rrebeshe shiu e stuhi të forta ere. Po ashtu, zona e Alpeve dhe Europa Verilindore paraqiten me vranëisra dhe reshje të shkurtra shiu e dëbore.

Por Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht Qendra dhe Lindja e kontinentit Europian do të ndikohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top