Connect with us

Parashikimi i motit, e mërkurë 8 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e mërkurë 8 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e mërkurë 8 nëntor 2017

Territori vijon me vranësira të shpeshta dhe reshje të përkohshme deri pas mesditës kur pritet të fillojë stabilizimi gradual i kushteve të motit.

Pasditja sjell përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit por Zonat Qendrore dhe kryesisht ato Veriore mbeten ende me vranëisra dhe reshje të pakta deri vonë në mbrëmje.

Gjatë natës pritet që moti të përmirësohet dukshëm duke sjellë kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë.

Europa

Mesdheu Qendror mbetet me vranësira e shira të shpeshtë por vranësira të dendura por shira të përkohshëm do të ketë Europa Perëndimore ndërsa zona e Alpeve vijon me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu e dëbore.

Në kushtet e motit të kthjellët mbetet Europa Veriore dhe Lindore si edhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top