Connect with us

PAS 25 VJETËSH DHEMBJEJE: Përvoja e femrës e cila ka mposhtur MIGRENËN, ja se si!

Kuriozitete

PAS 25 VJETËSH DHEMBJEJE: Përvoja e femrës e cila ka mposhtur MIGRENËN, ja se si!

Pasi ka duruar 25 vjet dhembje të fuqishme të shkaktuara nga migrena, Andrea Henson ka gjetur zgjidhjen të cilën tani e ka ndarë me tërë botën…

Migrena, përkatësisht dhembje të fuqishme dhe dhembje koke të padurueshme, i shkakton gjenetika dhe janë më të shpeshta te femrat, transmeton Telegrafi.

Nëna dyzetvjeçare e dy vogëlusheve ka pranuar që për shkak të dhembjeve të fuqishme shpesh ishte e rraskapitur, madje njëherë ishte e detyruar që të shtrihej në spital dhe se mjekët kishin dyshuar që fjala ishte për embolinë.

I janë përshkruar barna, mirëpo Andrea, për shkak të këtyre barnave, shpesh kishte krupë dhe ishte e përgjumur.

Mirëpo, një ditë zonja Henson vendosi që të bënte testin e jotolerancës për shkak të punëve që kishin të bënin në hotelieri.

Ajo shumë shpejt mësoi që trupi i saj nuk ishte në gjendje që të treste mirë misrin dhe qumështin e lopës, ndërkaq edhe bashkëshorti dhe fëmijët e saj gjithashtu kanë shfaqur reagime negative ndaj artikujve të ndryshëm.

Familja Henson vendosi që të mos hante atë ushqim 12 javë, ndërkaq rezultatet ishin më se të qarta. Andrea gjatë asaj periudhe kishte më rrallë sulme migrene, ndërkaq pas gjashtë javësh migrena pothuajse u zhduk. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top