Connect with us

Pas përmbytjeve kaplon errësira, zonat rurale pa energji elektrike

Video

Pas përmbytjeve kaplon errësira, zonat rurale pa energji elektrike

Pas përmbytjeve kaplon errësira, zonat rurale pa energji elektrikeL. Çela

Lajme

Rrjeti elektrik duket se ka pësuar dëme të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, dhe 16 fidra janë pa energji në rang vendi.

Sipas të dhënave të orës 19:00 zonat më të prekura janë ato rurale, sidomos në jug te vendit.

Pavarësisht se OSHEE thotë se ka eleminuar pjesën dërrmuese të defekteve në rrjetin elektrik, zonat e thella rurale mësohet se janë në errësirë totale.

Defektet janë në fidera që po goditen vazhdimisht nga reshjet e shirave, duke e bërë të vështirë riparimin e tyre.

Meteorologët kanë vënë sërish alarmin, duke paralajmëruar se më e keqja akoma nuk ka kaluar. Ata parashikojnë reshje të forta shiu gjatë mesnatës.

Edhe gjatë ditës së diel priten reshje të forta, ndërkohë që aktualisht e gjithë Shqipëria është nën ujë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top