Connect with us

Pasi shkarkoi gjithë prefektët, Rama prezanton 12 emrat e rinj në këto pozicione

Kuriozitete

Pasi shkarkoi gjithë prefektët, Rama prezanton 12 emrat e rinj në këto pozicione

Pasi shkarkoi gjithë prefektët, Rama prezanton 12 emrat e rinj në këto pozicione

Pasi ka shkarkuar prefektët në 12 qarqet e vendit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar pasditen e sotme 12 emrat e rinj në këto pozicione të qeverisjes. Në një konferencë shtypi, kreu i qeverisë tha se lipset një ridimensionim i institucionit të prefektit.

“Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes pas një sërë reformash rrënjësore, lipset edhe një institucion i prefektit i ridimensionuar tërësisht si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe i qeverisë në çdo qark.

Nëse do kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije në një pozicion letargjik dhe ndërkohë dinamika e re e kësaj faze qeverisje dhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo fazë kërkon një qasje e një profil të ri të figurës së prefektit”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se “Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura”.

Prefekti i Dibrës, kolonel në rezervë Muhedin Shehi

Prefekti Shkodrës, kolonel në rezervë Cesk Millja

Prefekti i Lezhës, major në rezervë, Gjergj Prendi

Prefekti i Elbasanit, gjeneral major në rezervë Maksim Malaj

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamo

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana

Prefekti i Dibrës, Nuredin Shehu

Prefekti i Fierit-Baki Bala

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj

Prefekti i Durrësit kapiten i rangut të parë në Forcat Detare në rezervë

Prefektja e Tiranës e para kolonele në historinë e Shqipërisë, Suzana Jahollari. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top