Connect with us

Patos, qëllohet me breshëri të shtënash drejt një banese

Kuriozitete

Patos, qëllohet me breshëri të shtënash drejt një banese

Patos, qëllohet me breshëri të shtënash drejt një banese

Qëllohet me breshëri të shtënash me armë zjarri drejt një banese. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në Patos.

Rreth orës 20:55 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Dukas”, Patos, është qëlluar me armë në drejtim të banesës së E.H, 58 vjeç.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

I zoti i shtëpisë i terrorizuar nga të shtënat ashtu si dhe familjarët e tij, dhe duke mos ditur të japë shpjegim, ka bërë denoncim në polici.

Lidhur me këtë ngjarje u referuan materialet në Prokurorinë e Fierit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë që veprat penale për të cilat po hetohet janë “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top