Connect with us

Për ҫfarë është përmalluar Bebe Rexha? (FOTO)

Showbiz

Për ҫfarë është përmalluar Bebe Rexha? (FOTO)

Ashtu sikurse koleget e saj me origjinë shqiptare, Rita Ora e Dua Lipa, edhe Bebe Rexha po shihet në një sërë eventesh, ku më i fundit e bashkoi me Ritën në të njëjtën mbrëmje. Gjithmonë e angazhuar për të mbushur rrjetet sociale plot me foto e video, kemi parë se këngëtarja po fiton çdo ditë e më shumë zemrën e fansave.

Ndjekësit e saj në Instagram arrijnë shifrën prej 2.9 milionësh, ndërsa klipet marrin klikime në kohë rekord, ҫka tregon se Bebe po pëlqehet së shumti nga masa. Por, mesa duket kjo nuk i mjafton artistes…

Duke qenë se e kemi parë më shpesh aktive në Instagram, ky nuk është rrjeti social i vetëm në emrin e Rexhës.

Këngëtarja poston thuajse gjithҫka edhe në Tëitter, e këtë herë na ka surprizuar disi ndryshe me postimin në këtë të fundit.

Kjo, sepse ndër të gjithë imazhet e tjera, vetëm në njërin prej tyre Bebe ka preferuar të shfaqet në versionin bardh e zi, e kjo nuk ka qenë e gjitha.

“Sa do të doja të kthehesha pas në kohë”, ka shkruar këngëtarja, duke lënë vend për shumë dyshime.

Kanë qenë komentuesit ata që kanë ngritur pyetje ndaj Rexhës, shumica e të cilëve konsistonin në një ide të vetme: “Ke dhe shumë kohë përpara, që të mendosh për t’u kthyer pas”. Por, ndoshta Bebes nuk i intereson aspak një e vërtetë e tillë, pasi e gjitha mund të lidhet me nostalgjinë që ndjen për diҫka apo dikë që nuk e ka më. Ose, është penduar thellësisht për një gabim që i ka kushtuar shumë…

Eh, e vërteta nuk i dihet, por le të themi se ky ka qenë një ndër postimet më pikante të artistes. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top