Përdhosën statujën e Françesk Radit/ Rozana për adoleshentët: Më mirë një se,ks i sigurt se një fëmijë i tillë

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale u qarkulloi në masë një video ku dy djem adoleshentë dhunonin dhe talleshin me statujën e këngëtarit të ndjerë, Françesk Radit.

Fill më pas pati reagimi me shumta nga artistë të ndryshëm, midis tyre edhe këngëtari Elton Deda.

Për këtë gjë nuk kishte si të mungonte, as reagimi i mbesës së këngëtarit të ndjerë, Rozana Radit.

Rozana Radi në një postim në Instgramin e saj ajo ka shkruar se autoritet duhet të marrin masat e duhura për këtë ngjarje.

Po ashtu ajo shkruan se nuk di në cilën fytyre t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt, më mirë një se,ks i sigurte se një fëmijë i tillë.

Postimi i plotë:

Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshente dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris neser fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para te paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do ti identifikoje autorët “ te cilët do te vihen përpara përgjegjesisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri.

Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshente e ti pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkollë merrte këtë kitarrë që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E interrnuan, e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarren nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyre t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë.

A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë xhest familjarët tuaj?A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë….. Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurtë ( më mirë një se,ks i sigurte se një fëmi i tillë ) I lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe ti venë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqipëtare! Sot është dhunuar një vlerë publike.Nesër një tjetër e një tjetër…… Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin.”