Connect with us

Përfundon mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren, dy raporte i dërgohen Parlamentit

Kuriozitete

Përfundon mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren, dy raporte i dërgohen Parlamentit

Përfundon mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren, dy raporte i dërgohen Parlamentit

Pas tre orësh diskutime e debate mbi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren.

Në fund të kësaj mbledhjeje, Këshilli ka dalë me dy qëndrime të kundërta. Nga njëra anë mazhoranca kërkon kontroll personal dhe në banesën e Saimir Tahirit, ndërsa opozita i ka dhënë “ok” kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-ministrit.

Tashmë të dyja raportet do të dorëzohen në Parlament ku në seancën e ardhshme do të votohet për secilin.

Mazhoranca e kishte paralajmëruar në një farë mënyre vendimin e saj për Tahirin, pasi shpesh kërkoi prova nga organi i akuzës.

Mbetet për t’u parë qëndrimi i Parlamentit se cilin nga dy raportet do të votojë.

Saimir Tahiri, dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës duke mbështetur pjesëtarët e bandës “Habilaj”. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top