Connect with us

Përgjaket fundjava, aksident me vdekje në Tiranë

Kuriozitete

Përgjaket fundjava, aksident me vdekje në Tiranë

Përgjaket fundjava, aksident me vdekje në Tiranë

Rrugët e Tiranës janë përgjakur këtë të dielë, në një aksident të rëndë që i mori jetën një gruaje

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje tek mbikalimi i "Rinasit", ku viktimë ka mbetur 68 vjeçarja me iniciale R.L.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, gruaja ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras.

Përplasja ka rezultuar fatale për gruan e cila, pavarësisht ndihmës së parë të dhënë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, njëherësh autor i aksidentit i cili ka njoftuar në polici ngjarjen e rëndë.

Nga hetimet paraprake dyshohet si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës, drejtuesi i mjetit nuk e ka parë gruan që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ndërkohë, uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat shoferin 25 vjeçar i cili po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top