Kuriozitete
Përleshje e përgjakshme pranë Gjykatës së Tiranës, plagoset edhe një police
Përleshje e përgjakshme pranë Gjykatës së Tiranës, plagoset edhe një police
Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.
Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët.
Situata ka degraduar deri në gjakosje.
Policia: Shpejt patrullën këtu te Gjykata, shpejt se ka të gjakosur. Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.
Madje një punonjëse policie, e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor. /tvklan.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.