Connect with us

Pije të gazuara gjatë shtatzënisë? Ja nga çfarë rrezikoheni ju dhe foshnja juaj

Kuriozitete

Pije të gazuara gjatë shtatzënisë? Ja nga çfarë rrezikoheni ju dhe foshnja juaj

Pije të gazuara gjatë shtatzënisë? Ja nga çfarë rrezikoheni ju dhe foshnja juaj

Sipas një studimi të kryer së fundmi konsumi i pijeve të gazuara gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun e obezitetit dhe diabetit tip 2 tek fëmija.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se gratë që pinin të paktën një pije të gazuar në ditë lindin fëmijë që në moshën 7 vjeçare mund të zhvillonin sëmundje jo normale për moshën.

Një e treta e fëmijëve obezë mund të vuajnë më vonë dhe nga sëmundjet kardiovaskulare, ndaj pijet me gaz gjatë shtatzënisë nuk lidhen vetëm me shtimin e peshës.

Gratë shtatzëna priren të pinë më shumë për shkak të rritjes së vëllimit të lëngjeve amniotike, por ekspertët këshillojnë nënat e reja të konsumojnë ujë dhe lëngje të freskëta.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë që konsumonin pijet e gazuara gjatë shtatzënisë prekeshin dhe nga diabeti gestational, një lloj diabeti që zhvillohen vetëm gjatë shtatzënisë.

Pijet e ëmbla gjatë shtatzënisë mund të çojnë gjithashtu në lindje të parakohshme. Një studim danez në vitin 2010 zbuloi se gratë që pinin një pije të gazuar në ditë ishin 38 përqind më të rrezikuara të lindnin para kohe.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top