Connect with us

Plagosi aktivistin e LSI-së, arrestohet nipi i ish-deputetit të PS-së

Kuriozitete

Plagosi aktivistin e LSI-së, arrestohet nipi i ish-deputetit të PS-së

Plagosi aktivistin e LSI-së, arrestohet nipi i ish-deputetit të PS-së

Është dashur ndërhyrja e forcave të Repartit Special RENEA për të bërë të mundur arrestimin e Bledar Çelikut, 20 vjeç, banues në Lezhë.

Ky i fundit akuzohet për tentativë vrasje dhe plagosje e rëndë, ngjarje e ndodhur ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku plagosi aktivistin e LSI-së, Florian Dushku.

Lajmin e bëri publik kreu i Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku, i cili dha detaje edhe rreth operacioneve të tjera.

Në momentin e ndalimit nga forcat policore, shtetasit Danjan Ndoka, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, pistoletë e markës SMITH WESSON me 6 fishekë.

Përveç episodit në 25 qershor, ai akuzohet edhe për disa ngjarje të tjera.

Ai është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.

Më poshtë, deklarata e plotë për mediat. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top