Po bëhet nami: Elvana Gjata ndez Sheshin Skënderbej

Po mbahet mbrëmjen e sotme në Sheshin Skënderbej një super koncert nga Digitalb për të festuar 15-vjetorin. Një nga të ftuarat speciale ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila e ndezi atmosferën.

Elvana këndoi disa nga hitet e saj më të njohura, që nga “Fustani”, “Lejla” e deri tek “Tavolina e mërzisë” të cilat i këndoi edhe publiku bashkë me të.

Këngëtarja dukej si perëndeshë e veshur me të bardha.