‘Po, po, po’: Momenti kur MC Kresha dhe nusja i thanë Po njëri-tjetrit (Video)

Reperi shumë i pëlqyer nga publiku, MC Kresha po i jep sot fund beqarisë me një dasmë madhështore të mbajtur në Prishtinë. Kresha po martohet me Erzina Shehun, vajzën me të cilën prej kohësh është në lidhje, por që e kishte mbajtur të fshehur.

Në dasmën e çiftit janë të ftuar familjarë, miq e kolegë nga showbizi. Në videon e mëposhtme mund të ndiqni momentin kur Kresha dhe Erzina i thanë po njëri-tjetrit dhe vendosën unazat. “Po, po, po”, dëgjohet të thotë nusja e më pas çifti puthen. Në ditë e tij më të rëndësishme, Kresha duket shumë elegant i veshur me kostum të zi ndërsa nusja ka zgjedhur një fustan të bardhë modern.

View this post on Instagram

MC Kresha dhe Erzina i thanë po njëri-tjetrit😍

A post shared by Xing.al (@xing.al) on