Connect with us

Po transportonte duhan të grirë kontrabandë, përfundon në pranga një i ri

Kuriozitete

Po transportonte duhan të grirë kontrabandë, përfundon në pranga një i ri

Po transportonte duhan të grirë kontrabandë, përfundon në pranga një i ri

Me akuzën për kontrabandë mallrash, një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Erzen Haliakaj, banues në Malësinë e Madhe, i cili kishte në automjetin e tij 700 kg duhan të grirë, gati për shitje.

Ngarkesa, që rezultoi kontrabandë, u zbulua gjatë kontrollit policor në rrugën Lezhë – Milot.

Njoftimi i policisë: “më datë 19.10.2017, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë – Milot, u konstatua një mjet furgon tip Benz ku brenda tij kishte 700 kg duhan të grirë, i paketur gati për shitje”.

Arrestimi i personit u bë pasi nuk dispononte asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli.

Metariale në ngarkim të tij iu referuar prokurorisë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë”. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top