Premier Liga pranon 300 milionë sterlinat e sheikëve për shitjen e klubit të njohur!

Pas shumë diskutimesh e tentimesh, mbyllet më në fund telenovela “Newcastle”.

Pas plotë 13 vitesh nën udhëheqje të Mike Ashley, “Laraskat” janë gati për një tjetër epokë, përcjell Blic.

Mohammed bin Sarab është arabi që ka paguar 300 milionë funta për 80% të aksioneve të klubit nga “St. James Park”, duke u konfirmuar kështu si president.

Një nga personat më të pasur në botë, kishte premtuar transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar nëse bisedimet do të mbylleshin me akord, gjë që edhe ndodhi.

Interesant është fakti Sarab akuzohej për vrasjen e një gazetari, teksa konzorciumi me të cilin dëshironte blerjen e klubit akuzohej për vjedhjen e të drejtave televizive të Premier Ligës dhe transmetimit të tyre pa të drejtë në Arabi.

Por, përkundër këtyre akuzave, Premier Liga ka miratuar pagesën dhe i ka hapur rrugë ndryshimit të pronësisë te “qymyrxhinjtë”.