Connect with us

Prindërit më bindën të martohem sepse është i pasur: Tani jetoj në ferr!

Kuriozitete

Prindërit më bindën të martohem sepse është i pasur: Tani jetoj në ferr!

U martova 5 vite më parë dhe që atëherë jetoj në ferr. Bëj seks me njeriun që aspak nuk e pëlqej. Më duhet çdo ditë ta shiqoj dhe çdo ditë të flas me të.

Aq jam e pakënaqur në këtë martesë sa që nuk e di se çfarë të bëjë më. Mendoj se nëse largohem nga ai do të humbas gjithçka. Jo vetëm paratë, statusin dhe punën, por edhe familjen. Fëmijët e mi dhe prindërit.

U martova 5 vite më parë dhe që atëherë jetoj në ferr. Bëj seks me njeriun që aspak nuk e pëlqej. Më duhet çdo ditë ta shiqoj dhe çdo ditë të flas me të. Dhe pse? Për karrierë? Po, karriera dhe puna janë ‘super’ që kur jam me të, por unë nuk jam e lumtur. Përndryshe kam mbaruar për marketing, kurse burri im ka një kompani të madhe ku dhe unë punoj si drejtoreshë e marketingut. E pranoj, nuk kam ardhur në këtë vend, sepse jam e mirë në punën time, por sepse jam gruaja e tij. Kishte shumë kandidatë më të mirë dhe ka akoma, por unë jam drejtoreshë sepse hyra në martesë nga e cila dua të ikë.

Çdo ditë mendoj dhe kështu për 5 vjet si të largohem dhe të mbetet çdo gjë në rregull. Prindërit e mi dhe prindërit e tij njihen për shumë vite dhe kështu ndodhi që ne të bëhemi çift i përsosur, sikur e tëra të mbetet në familje. Çfarë familje, kur unë nuk e dua atë? Unë e di se shumë do të thonë se jam budallaçkë që kam pranuar këtë, por më besoni, nuk e dija se do të ishte kështu. Mendova se do ta dashuroja. Që megjithatë do të jetë bukur. Kishte dhe para. Pastaj se do të udhëtonim dhe në fund se e tërë kjo do të shndërrohej në përrallë. Kjo nuk është përrallë, por ferr i vërtetë.

S’është vetëm kjo, por e di se edhe më tradhton. Sinqerisht, kjo nuk më pengon dhe aq shumë sepse mund ti plotësojë nevojat e veta diku tjetër, kurse mua nuk më ‘mbyt’. Nuk e di se çka të bëj më? Si të largohem nga e tërë kjo, por të mos humbas gjithçka. Janë edhe dy fëmijët të cilët nuk dua ti lëndoj, të cilëve nuk mund t’iu tregoj se nuk e dua babain e tyre. Gjithashtu do të humb dhe punën, paratë dhe të gjitha privilegjet që kam tani për tani.

Nëse vazhdoj të vuaj do të pëlcas. Nëse e lë do të mbetem me asgjë. Mendoni se prindërit e mi do të jenë të lumtur për këtë, nëse e lë? Edhe ata do të ma kthejnë shpinën. Ata e shohin atë si të ishte një lloj perfeksioni. Le të provojnë të jetojnë me të. Jam çmendur duke menduar për këtë çdo ditë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

To Top