Prishtina mbetet në hap me kreun e tabelës, Feronikeli i ‘mbyllet’ edhe dalja në Evropë nga dy pozitat e para

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 27-të në IPKO Superligë.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në derbin e xhiros ndaj Feronikelit.

John, Mankenda e Januzi ishin shënuesit te Prishtina. Kurse, te ‘Tigrat e Zi’ shënoi Albert Dabiqaj.

Me fitore, Prishtina rikthen pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë, katër më pak se Drita që gjendet në pozitën e parë.

Kurse, pas kësaj xhiroje, Ballkani gjendet në pozitën e tretë, ndërsa në pozitën e katërt gjendet Gjilani që pas barazimit të sotëm zbeh shancet për titull./Gazeta OLLE