Connect with us

Prokurorët zyrtarisht në Kuvend, dorëzojnë kërkesën për arrestimin e Tahirit

Kuriozitete

Prokurorët zyrtarisht në Kuvend, dorëzojnë kërkesën për arrestimin e Tahirit

Prokurorët zyrtarisht në Kuvend, dorëzojnë kërkesën për arrestimin e Tahirit

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për të dorëzuar zyrtarisht kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Fill pas publikimit të kërkesës së Prokurorisë, janë vënë në lëvizje edhe institucionet përkatëse.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij.

Në videon e postuar nga “Opinion” duken prokurorët që i kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën në fjalë Kuvendit. Tashmë pritet përcaktimi i seancës ku do të votohet për heqjen e mandatit të Tahirit.

Sakaq, autoritetet shqiptare po zhvillojnë hetime në bashkëpunim me ato italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top