Connect with us

Propozimi për marrëveshje/ Ky është kurthi nga ftesa e Ramës për Bashën

Video

Propozimi për marrëveshje/ Ky është kurthi nga ftesa e Ramës për Bashën

Propozimi për marrëveshje/ Ky është kurthi nga ftesa e Ramës për BashënS. Bardhi

Lajme

Pas vizitës në Bruksel, Rama ka befasuar me “dëshirën” e tij, ku mbrëmë vonë shprehu vullnet politik për një marrëveshje me Lulzim Bashën.

Me një gjuhë në dukje të moderuar ai i ka kërkuar Bashës të ulen së bashku për të zgjidhur ngërçin e zgjedhjes së kryeprokurorit kalimtar në mënyrë që t’i hapet rruga integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE dhe çeljes së pritshme të negociatave, shkruan “Lapsi.al” në një analizë të gjatë.

Deri këtu duket sikur Rama është i moderuar, tolerant dhe konstruktiv.

Por për të kuptuar më mirë qëndrimin e tij duhet njohur debati i deritanishëm juridik për mënyrën se si do zgjidhet shefi i institucionit të akuzës.

Socialistët, të mbështetur nga disa specialistë ndërkombëtarë kanë mbajtur qëndrimin se derisa prokurori i ri nuk zgjidhet dot sipas mënyrës që ka përcaktuar reforma në drejtësi, sepse institucionete saj nuk janë ngritur ende, atëherë duhet zgjedhur një kryeprokuror kalimtar me një shumicë të thjeshtë, pra vetëm me votat e Ramës.

Opozita e ka konsideruar këtë si një përpjekje të qartë për të penguar dosjet hetimore që janë në prokurori sepse zgjedhja e një kryeprokurori, qoftë edhe të përkohëshëm, vetëm nga njëra palë, bie ndesh me frymën e kushtetutës.

Pra ky ka qenë debati.

Dhe shikoni tani se çfarë propozon Rama:

Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam…Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim.”

Pra sikurse shihet në pjesën e nënvizuar me të zezë, kryeministri e thot qartë: unë e kam në dorë dhe gurin dhe arrën. Pra unë mund ta zgjedh kryeprokurorin edhe vetëm, por opozitën e dua për fasadë.

Në thelb ai i ofron Bashës një 18 maj të dytë, ku lideri i opozitës duhet të luajë vetëm rolin e fasadës konsensuale, sepse ne fund do të bëhet ashtu sic do ai që ka fuqinë për të vendosur.

Por në fakt nuk është tamam kështu. Kushtetuta e re, fryma e ndryshimeve të saj, e kanë të qartë se për zgjedhjen e kreut të organit të akuzës duhet konsensus politik me 3/5. Dhe në këtë rast mund të kishte nevojë për një konsultim Rama -Basha. Por kur kryeministri thotë ti eja në tryezë, por unë e zgjedh ashtu sic dua vetë, kjo nuk është më një ftesë kompromisi për Europën, por një ftesë për tu tallur me imazhin e opozitës, për ta paraqitur atë si vasale të qeverisë. Prandaj ftesa e Ramës është thjeshtë demagogjike, as e moderuar, as konsensuale dhe aq më pak në shërbim të integrimit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top