Connect with us

Prostitucion e vjedhje me dhunë, bien në pranga vëlla e motër të kërkuar nga Interpol

Kuriozitete

Prostitucion e vjedhje me dhunë, bien në pranga vëlla e motër të kërkuar nga Interpol

Prostitucion e vjedhje me dhunë, bien në pranga vëlla e motër të kërkuar nga Interpol

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në prangat e policisë të akuzuar për vepra të rënda penale, të konsumuara në shtetin italian.

Gjatë ditës së sotme policia e Shijakut ka arrestuar me qëllim ekstradimi motër e vëlla.

Të arrestuarit janë Arben Plaku 51 vjeç dhe Resmije Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe, banuese në Shijak.

Gjykata e Genovës në Itali, për Arben Plaku, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Kontrabandë të personave”.

Ndërkohë për Resmije Rrahmani, e njëjta gjykatë e ka dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”.

Dy të ndaluarit janë shpallur në kërkim nga Interpol Roma më 17 mars 2015.

Në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top