‘Pse e ke zgjedhur burrin të zi?’, Linda Halimi i mbyll gojën fansit

Prej vitesh tashmë, këngëtarja e njohur Linda Halimi është martuar me menaxherin e  saj dhe reperin Big D me të cilën ka edhe një vajzë që quhet Kaimana.

Linda është mjaft aktive në rrjetet sociale ku dhe publikon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e saj me familjen. Mirëpo, të shumta janë komentet kundër bashkëshortit të këngëtares.

Së fundmi, njëri nga fansat i ka bërë një pyetje në lidhje me ngjyrën e bashkëshortit të saj, mirëpo Linda nuk ka duruar dot më dhe i ka kthyer një përgjigje duke i mbyllur gojën.

“Nëse je e thjesht, kthema edhe mua komentin. Pse se ke zgjedh atë sendin të bardhë por të zi?”, e pyet ndjekësi.

“Më vjen kaq shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019 akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllef ndaj secilit që është “Ndryshe”nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që ma do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty…që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë.”, ka shkruar Linda.