‘Pse ike një ditë para ditëlindjes?’, Fjodora Fjora i bën dedikimin e veçantë të ëmës

Moderatorja e dashur për publikun, Fjodora Fjora është mjaft aktive në rrjete sociale. Vazhdimisht ajo ndan foto te ndryshme me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, përmes një postimi, Fjodora ka njoftuar se në këtë ditë e ëma e saj ka ditëlindjen. Ajo ka ikur në Greqi ditën e djeshme e kështu nuk ka mundësi të festojë ditëlindjen afër së bijës. Moderatorja e ka uruar publikisht nënën e saj dhe bashkëngjitur me urimin ka ndarë dhe disa foto familjare ku nëna shfaqet krah nipit të saj, Alteos.

“Se kuptoj pse ike në Greqi një ditë para ditëlindjes tënde o nëna, ku do ta këndojmë këngën ne ty tani? Po qirinjtë ku t’i fikim? Po ty ku të të përqafojmë? Edhe 100 e shtrenjta jonë ti, të duam pafund, nga thellësia e zemrës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë dhe ngrohtësinë që na jep, unë dhe Alteo!”- ka shkruar moderatorja.