Connect with us

Pse mungoi Nora në baby shower-in e Tunës? Arsyen e vërtetë e zbulon Robert Berisha

Showbiz

Pse mungoi Nora në baby shower-in e Tunës? Arsyen e vërtetë e zbulon Robert Berisha

Kjo javë në familjen Berisha ka shtuan një anëtar tjetër, i cili është bërë menjëherë miku ynë i ri virtual. Tian ka ardhur në jetë më 2 maj dhe menjëherë lajmi për lindjen e Tunës shpërtheu rrjetin. Pas tij, edhe fotot e para të çiftit Patris dhe Tuna, po ashtu.

Por lajmi që qarkulloi në media e portale ishte mungesa e Tunës dhe heshtja e saj edhe pas lindjes së Tian. Raporti mes Tunës dhe Norës nuk është më si më parë dhe dyshimet lindën që kur dy këngëtaret nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por sidomos pas mungesës së Norës në baby shower-in e Tunës pak para lindjes së Tian.

tuna

Megjithatë, të gjitha dyshimet për këtë i sqaron Roberti, bashkëshorti i Norës, i cili ka rrëfyer këtë javë për Prive edhe ndjesinë e parë si xhaxha nga Patrisi: “Lajmin e mora nga Patrisi, menjëherë mami në të njëjtën kohë më tha, por edhe për emrin, edhe foton e parë i kam marrë nga Patrisi. Mendova se nuk do ta bënin publik ditën e parë, por e kishin publikuar Patrisi dhe Tuna një fotografi.

Është gëzim jo që është djalë, por edhe sepse për Patrisin më është dashur të kujdesem më shumë, se kemi 9 vjet diferencë, jam gëzuar shumë. Ishalla djali i vogël ka shëndet e bëhet plak me mjekër…” – tha Roberti duke rikujtuar emocionet e prindit: “Kur mora foton e parë, e kam përjetuar edhe një herë atë ndjesi, nuk ka ndjenjë më të bukur. Kur e sheh aq të vogël, akoma nuk e di dhe për dy javë je akoma në ëndrra…”

Lidhur me mungesën e Tunës në festën e Tunës, Roberti sqaron se si ka qenë e vërteta e asaj mungese: “Po, ka munguar dhe kanë të drejtë, edhe për ditëlindje. Nora ka munguar në ditëlindjen time, ashtu si edhe unë kam munguar në ditëlindjen e Norës. Nëse është e premte, e shtunë…. dihet. Ka qenë ditë e shtunë festa e baby shower-it.

Tunës i është dashur ta bëjë të shtunën, se shumicën e shoqërisë e familjarët të shtunën janë më të lirë. Tuna ka qenë në koncert dhe nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë. Janë takuar më herët te ditëlindja e kunatës tjetër, nusja e vëllait të madh, të premten, dhe Nora i ka thënë: “Në baby shower nuk mund të vij se nesër udhëtoj.

Tuna i kupton më shumë këto gjëra se Tuna vetë është në këtë profesion…” – sqaron Roberti duke shtuar se raportet i kanë shumë të mira dhe se nuk ka asgjë të vërtetë për mosmarrëveshje mes tyre… “Raportet janë shumë të mira. Edhe para se Tuna të jetë me Patrisin, raportet kanë qenë si me çdo kolege. Nora nuk është prej atyre që ka pasur ndonjë problem ose ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë kolege, është natyrë më e butë, kështu që nuk ka asgjë të vërtetë.”

RobertBerisha-1200x630-650x358

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top