Publikohen pamjet, ja çfarë bënë lojtarët e Anglisë dhe të Kosovës para ndeshjes

Mbrëmjen e djeshme, Anglia mundi 5-3 Kosovën, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Euro 2020”. Ndeshja ishte mjaft e bukur dhe tifozeritë e të dyja skuadrave u argëtuan pa masë nga kjo sfidë.

Atmosfera mes lojtarëve ka qenë mjaft miqësore, aq sa ata kanë shkëmbyer edhe fanellat. Federata Angleze e Futbollit, ka publikuar pamjet nga tuneli, para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.

Në videon e publikuar, shihen disa nga futbollistët e Kosvës teksa shkëmbejnë fanellat me ata të kombëtares angleze.

Atdhe Nuhiu i cili aktivizohet me Shefild Uednesdei në Angli, ka shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Çelsit, Ros Barklei. Ndërsa portieri Aron Muriç, me lojtarin e Sitit, Rahim Stërling.