Connect with us

Qeni ushqen leopardin e vogël me gji, arsyeja do ju magjepsë

Video

Qeni ushqen leopardin e vogël me gji, arsyeja do ju magjepsë

Qeni ushqen leopardin e vogël me gji, arsyeja do ju magjepsëS. Bardhi

Kuriozitete

Natyra na tregon se nuk ka ligj që i pengon femrat për të ushtruar rolin e tyre amë edhe nëse është një specie tjetër.

Ky rast ka ndodhur në qytetin e Vladivostokut, Rusi, ku një këlysh leopardi thith nga gjiri i një qeni.

“Tessie” është emri i qenit të racës “retriever”, i cili jeton mes kafshëve tjera në kopshtin zoologjik të Sadgorod.

Stafi i kopshtit zoologjik vendosi të merrte këlyshin nga nëna biologjike, sepse ajo kishte vrarë të sapolindurit e saj në një rast të mëparshëm.

Tessie ka katër këlyshë të vetë të porsalindur, por ajo nuk e refuzoi leopardin. Qeni ushqen dhe lëshon këlyshin e vogël si të ishte e saj.

Lidhja e pazakontë mes qenit dhe leopardit gjeneron butësi dhe dashuri, që të dy kafshët janë mësuar të jenë sëbashku dhe të pandashëm.

Leopardi e kërkon qenin për t’u mbrojtur, ushqyer dhe për të luajtur me të. Video e këtij qeni që i jep gji një leopardi është bërë shumë virale në rrjetet sociale.

Veterinari i kopshtit zoologjik, Viktor Agafonov tha:

Leopardi i vogël po fiton peshë, është shumë aktiv, luan pak dhe duket shumë i lumtur pranë nënës së tij adoptuese. Leopardi po zhvillohet normalisht edhe pse ushqehet me qumësht qeni.”

Ky nuk është rasti i parë i kafshëve që ushqejnë me gji këlyshë të llojit tjetër.

E vërteta është se, kurdo që të ndodhë kjo, natyra na kthen shpresën e një bote më të mirë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top