Connect with us

QEVERIA MORI PËRSIPËR KURIMIN E NDRIÇIM XHEPËS, LAJMI I FUNDIT MBI GJENDJEN E AKTORIT

Kuriozitete

QEVERIA MORI PËRSIPËR KURIMIN E NDRIÇIM XHEPËS, LAJMI I FUNDIT MBI GJENDJEN E AKTORIT

QEVERIA MORI PËRSIPËR KURIMIN E NDRIÇIM XHEPËS, LAJMI I FUNDIT MBI GJENDJEN E AKTORIT

Rreth dy javë më parë Qeveria akordoi një fond prej 50 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e kujdesit shëndetësor për aktorin Ndriçim Xhepa, për shkak të një sëmundje nga e cila vuan.

Më në fund vjen lajmi i mirë për gjendjen e tij.

“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja përfundoi me sukses. Jetë të gjatë miku ynë i vjetër”, shkruan regjisorja Elma Doresi, në një postim të bërë në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh aktori ndodhet në Gjermani, ku dhe i është nënshtruar një operacioni në mushkëri, i cili duket se ka dalë me sukses.

“Nuk është gjendje alarmante por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”, u shpreh ai përballë interesit të mediave. /a.y/noa.al

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa është sëmurë. Qeveria del me vendim

Qeveria akordoi 50 milionë lekë për kurimin e tij, flet Ndriçim Xhepa

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top