Connect with us

Rama ka dy fjalë për Berishën, Kryemadhin, Bashën dhe Nanon. Një mesazh dhe për Blushin

Kuriozitete

Rama ka dy fjalë për Berishën, Kryemadhin, Bashën dhe Nanon. Një mesazh dhe për Blushin

Rama ka dy fjalë për Berishën, Kryemadhin, Bashën dhe Nanon. Një mesazh dhe për Blushin

Vështirë të besohet se Edi Rama i ka shijuar mënyra si Sali Berisha bën politikë, por në bisedën me Eni Vasilin në ‘Studio e Hapur’ këtët të martë, kryetari i Partisë Socialiste e ka vlerësuar si një “forcë të natyrës”.

Sigurisht duke mos e shmangur diversionin brenda PD-së, Rama dha disa vlerësime që nuk i kishte bërë më parë për Berishën. Veç tij, kryeminsitri foli edhe për çiftin Meta-Kryemadhi, për Fatos Nanon, Lulzim Bashën dhe Ben Blushin.

Për Sali Berishën “Berisha është lider kjo nuk diskutohet, por është një natyrë lidershipi krejt tjetër nga natyra ime apo ajo që unë pëlqej. Unë e shoh lidershipin si lojë shahu, kurse ai si vallen e shpatave. Për të, më e rëndësishme sesa rruga është kundërshtari. Ai e jeton betejën në çdo sekondë për të shkatërruar kundërshtarin, se ai është një forcë e natyrës. Por besoj se më shumë gëzohet për humbjen e tjetrit sesa hidhërohet për humbjen e tij.”

Për çiftin Meta-Kryemadhi “Ilir Meta është politikan rrace, kurse Monika është thjesht bashkëshortja e tij. Domethënë është kapaku pa tenxheren Monika. Si president, Ilir Meta mund të jetë një president shumë i mirë dhe deri tani, vlerësimin e kam pozitiv. Kurse për lidershipin e Monikës, kapaku pa tenxheren mund të bëjë vetëm zhurmë”

Për Fatos Nanon “Fatosi nuk e ka pasur fatin që kam unë. Fatosi nuk ka pasur një paraardhës të tërhequr nga fusha e betejës, me të cilin mund të këshillohej. Një njeri që e ka të gjithë eksperiencën për ta parë arenën, mund të të japë këshilla shumë të vlefshme. Dhe unë e pyes. E pyes. Unë pyes shumë njerëz. E pyes dhe vërtet është fat të kesh një paraardhës që ka kaluar në të njëjtën rrugë që e njeh më së miri fushën e betejës por e shikon nga larg. Ma kujton gjithnjë personazhin e Heminguejit tek “Plaku dhe deti”.

Për Lulzim Bashën “Fatkeqësia e tij është që përpiqet të imitojë të paimitueshmen. Dhe kur bën këtë bëhesh qesharak”.

Për Ben Blushin “Ben Blushi krijoi një sherr, u largua nga një sherr por ishte pjesë e familjes dhe i takon familjes. Unë nuk kam asnjë kënaqësi që ai nuk e fitoi bastin e tij. Nuk mund të them që jam mërzitur. Guxoi, kam respekt që guxoi. Bëra çmos ta evitoja si sherr. Por ai guxoi dhe meriton respekt”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top