Connect with us

Rama: Liria e medias në përmirësim, nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë

Kuriozitete

Rama: Liria e medias në përmirësim, nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë

Rama: Liria e medias në përmirësim, nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë

Kryeministri Edi Rama, nga konferenca për ditën e medias, dha se mediat në rajon janë pjesërisht të lira, por nuk përjashton ndikmet politike.

Sipas Ramës, progres-raporti tregon se liria e mediave në vendin tonë është shtuar pasi është harmonizuar legjislacioni.

“Sot është fakt se ‘Fredoom house’, reporterët pa kujfij, BE, në raportet e tyre për mediat, dalin në konkluzion se mediat në vendin tonë janë pjesërisht të lira. Progres-raporti i lë vend përmirësimit të mediave në vend, harmonizimin e legjislacionit, rritjen e transparencës dhe forcimit të pavarësisë së RTSH. AMA dhe RTSH kanë qenë shpesh herë pjesë e kritikave. Është parashikuar ligji për mediat audiovizuale dhe garancinë ligjore lidhur me distancën e forcave politike dhe interesave ekonomike në media”, tha kreu i qeverisë.

Rama foli edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut, duke e ilustruar edhe me një shembull.

“Liria e shprehjes është një e drejtë themelore dhe është arma më e fortë që kemi në dorë për të luftuar padrejtësitë, përfshi edhe korrupsionin dhe shfaqjet e tjera negative. Por, si një armë për të mbrojtur lirinë, vlerat dhe parimet e demokracisë, e përsëris, duam të bëhemi pjesë e BE me të drejta të plotë, nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë dhe të drejtat e parimet me të cilat është ndërtuar mekanizmi i funksionimit të saj. Një prej çështjeve më të famshme që ka gjykuar gjykata e të drejtave të njeriut të një reviste për një deputet që ishte larguar nga vendi me gruan ‘Boni dhe Klajdi’. Dy kriminelët për të cilët janë bërë dhe filma, dëmtoi dinjitetin njerëzor të tij dhe bashkëshortes. Për fat të keq shkelje të kësaj natyre dhe cënim të dinjitetit të njerëzve në Shqipëri, zhvillohen nga mëngjes deri në darkë. Edhe tani që po flasim bashkë është duke ndodhur një shkelje e kësaj natyre”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ëshë kritiku, ndoshta më i fortë, i mediave në vend, ku e ka quajtur edhe kazan. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top