Connect with us

Rama: Mbështetja ndaj fermerit, u rrit. Qytetarët: Ëndrrat që sheh natën, i shkruan në mëngjes

Kuriozitete

Rama: Mbështetja ndaj fermerit, u rrit. Qytetarët: Ëndrrat që sheh natën, i shkruan në mëngjes

Rama: Mbështetja ndaj fermerit, u rrit. Qytetarët: Ëndrrat që sheh natën, i shkruan në mëngjes

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me anë të një video lidhur me mbështetjen ndaj fermerët.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur ndaj fermerit, prodhimit bujqësor dhe sigurisë ushqimore me Buxhetin e Shtetit 2018, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook duke publikuar edhe videon që gjeni më poshtë.

Por ky postim i tij ka ndeshur në kritikat e komentuesve, të cilët e kritikojnë për situatën në fshat.

“Ju i lini tokat djerrë dhe nuk i lejoni përdorimin nga shqiptarët. Sidomos emigrantët”, shkruan një qytetar.

“Ëndrrat që sheh natën, i shkruan në mëngjes”, është një tjetër koment.

Një tjetër shton, “Duhen me vepra zotëri jo me video, deri tani s’kemi parë gjë me vepra”.

“Duhet bërë grumullimi i produkteve jemi akoma mbrapa”, shkruan një tjetër komentues. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

To Top