Connect with us

Rama: Nuk është e lehtë të bësh shtet, kush thotë se s’jemi në rrugën e duhur, nuk do të shohë

Kuriozitete

Rama: Nuk është e lehtë të bësh shtet, kush thotë se s’jemi në rrugën e duhur, nuk do të shohë

Rama: Nuk është e lehtë të bësh shtet, kush thotë se s’jemi në rrugën e duhur, nuk do të shohë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetin e tij social Facebook pas deklaratave të bëra nga Shefja e Politikave të Jashme, Federica Mogherini si dhe ato të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Rama theksoi se të bësh shtet nuk është e lehtë, ndërsa u përgjigj të gjithë skeptikëve që mendojnë se Shqipëria nuk është në rrugën e duhur. Ai ndau edhe njëherë qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi aktualitetin e përpjekjes së Shqipërisë.

“Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira. Të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të jashtëzakonshme ta bësh. Por sot, kush thotë se nuk jemi në rrugën e duhur, ose nuk do të shohë ose gabimisht e ka menduar të lehtë këtë rrugë. Kënaqësi të ndaj me ju këndvështrimin e Bashkimit Europian mbi aktualitetin e përpjekjes sonë”, shkruan Rama.

Takimi i nëntë i këshillit të stabilizim asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

Bruksel, 15 nëntor 2017 – Deklarata e përbashkët për shtyp

Këshilli i Stabilizim dhe Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të 9-të më 15 nëntor 2017.

KSA konstatoi Raportin e vitit 2016 të Komisionit për Shqipërinë, i cili njohu përparimin e vendit drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe vazhdimin e progresit përgjithësisht të qendrueshëm në pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të aderimit.

Këshilli konstatoi gjithashtu se Komunikimi i vitit 2016 nga Komisioni mbi Strategjinë e Zgjerimit të BE, mbi bazën e progresit në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe në varësi të zbatimit të reformës në drejtësi dhe rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) në veçanti, rekomandoi hapjen e negociatave të aderimit me Shqipërinë. Që prej këtij momenti, Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm domethënës.

KSA konstatoi përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizoi se së bashku me prioritetet e tjera kyçe, reforma në drejtësi mbetet thelbësore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe mund të ketë efekt transformues edhe për reformat e tjera. Në këtë kontekst, KSA përgëzoi për krijimin e institucioneve përgjegjëse për vetting-un në qershor 2017 dhe theksoi se ky sukses i rëndësishëm përbën një hap përpara në zbatimin e reformës në drejtësi.

KSA gjithashtu mirëpriti vendosjen e monitoruesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ka filluar punën nën udhëheqjen e Komisionit Evropian. BE mirëpriti gjithashtu hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Gjithashtu, KSA vlerësoi pozitivisht hapat e ndërmarrë në çështjet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë miratimin e Ligjit Kuadër mbi Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

KSA konfirmoi se Shqipëria ka mbajtur një ritëm të lartë në zbatimin e masave të reformës së administratës publike dhe mirëprit në veçanti konsolidimin e masave që kanë si qëllim fuqizimin e transparencës dhe meritokracisë në Shërbimin Civil dhe përmirësimin e efektivitetit në kryerjen e shërbimeve publike.

KSA njohu rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv. KSA vlerësoi pjesëmarrjen e vazhdueshme të Shqipërisë në nismat rajonale dhe strukturat në Evropën Juglindore, si dhe marrëdhëniet fqinjësisë së mirë dhe qendrimet konstruktive në rajon. BE ritheksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti në rajon janë elementë thelbësorë të procesit të Stabilizimit dhe Asocimit.

KSA mirëpriti vazhdimësinë në bashkimin e plotë të Shqipërisë me vendimet e Këshillit të BE dhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Takimi u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/Zv. Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini. Delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Christian Danielsson, përfaqësoi Komisionin Evropian. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top