Connect with us

Rama- opozitës: Shqipëria nuk është e imja, ja arritjet në shëndetësi që s’doni t’i pranoni

Kuriozitete

Rama- opozitës: Shqipëria nuk është e imja, ja arritjet në shëndetësi që s’doni t’i pranoni

Rama- opozitës: Shqipëria nuk është e imja, ja arritjet në shëndetësi që s’doni t’i pranoni

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka replikuar pas akuzave të opozitës për atë që ata e quajtën babëzia qeveritare. Rama në fjalën e tij duke iu drejtuar opozitës tha se ata nuk mbajnë përgjegjësi përpara atyre që i kanë zgjedhur.

“Shqipëria nuk është e Edi Ramës, por është e atyre që jetojnë në këtë vend. Se për çfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Dallimi i madh mes nesh është se ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësie në raport me këtë vend me këtë popull dhe edhe më keq akoma as në raport me ata të cilët kanë marrë përsipër ti përfaqësoni”, u shpreh Rama.

Në nisje të fjalës, Rama tha se “Arsyeja pse e mora fjalën është përdorimi i shprehjes “babëzia qeveritare në koncensionet në shëndetësi”.

“Shprehje që dëgjova në prezantimin e profesorit nga FMN te trafikantët, që e risjell në vëmendje dallimin e madh mes nesh dhe jush, babëzia qeveritare ka realizuar 100% programin për shëndetësinë, nuk është babëzia por ndjenja e përgjegjësisë për ti shërbyer qytetarëve duke iu garantuar kontrollin bazë jetësor falas, qytetarët e këtij vendi deri dje duhet të paguanin nga xhepi”- tha ai.

Sipas tij, së dyti: kjo babëzi që e quani ju se ju mungon përgjegjësia ka garantuar shërbimin falas në kushte optimale me standarde evropiane të të gjithë atyre që kanë nevojë për hemodializë.

“Ju s’keni përgjegjësi për atë që thoni, as ndaj atyre që ju kanë sjellë këtu. Kjo babëzia, i përsërisni çdo ditë fjalët më ekstreme të shqipes, ka bërë të mundur që sot në spitale të ketë shërbim me instrumente të standardeve evropiane” vijoi me tej Rama. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top