Connect with us

Rama pas mbledhjes së qeverive: Integrimi europian, prioritet i përbashkët

Kuriozitete

Rama pas mbledhjes së qeverive: Integrimi europian, prioritet i përbashkët

Rama pas mbledhjes së qeverive: Integrimi europian, prioritet i përbashkët

Në koferencën e përbashkët për shtyp, pas mbledhjes së dy qeverisë, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës dolën në konferencvë për shtyp, ku deklaruar se janë firmosur 12 marrëveshje të përbashkëta.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal te rëndësia që kanë këto marrëveshje për dy vendet, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë integrues. Kryeministri shqiptar rezervoi edhe një përgjigje për Presidentin serb të Bosnjës që e quan “armike” ambasadoren e Shteteve të Bashkuara dhe deklaratave për Kosovën.

“Ballkani është i lirë, secili ka ëndrrat e veta. Ne nuk jemi këtu për të komentuar ëndrrat e të tjerëve”, tha Rama.

Ndërkohë sa i përket marrëveshjeve, Rama tha se “dua të them se ne jemi të vendosur për të fuqizuar më tej ndërveprimin e përbashkët, qoftë në marrëdhëniet tona bilaterale si dy shtete shqiptare, qoftë në qasjen tonë rajonale, dhe në rrugën tonë të përbashkët drejt integrimit të plotë në familjen europiane.

Dua të nënvizoj faktin se këtë herë kemi marrë angazhime të rëndësishme sa i takon diasporës shqiptarë. Synojmë promovimin e vlerave të bashkëjetesës mes nesh, por edhe për programet e mësimit në gjuhë shqipe”, u shpreh kryeministri Rama.

Ditën e nesërme, në 28 nëntor, dy qeveritë do të zhvillojnë mbledhjen e radhës në Vlorë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top