Connect with us

Rama publikon pamje nga ura e Broshkës në Elbasan, qytetarët: Propagandë!

Kuriozitete

Rama publikon pamje nga ura e Broshkës në Elbasan, qytetarët: Propagandë!

Rama publikon pamje nga ura e Broshkës në Elbasan, qytetarët: Propagandë!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me pamje nga ura e rindërtuar e Broshkës në Elbasan.

Duke publikuar dy fotografi në Facebook, ai shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këto dy pamje të urës së Broshkës në Elbasan, deri dje kur qeverisnin ata që sot bërtasin dhe sot kur Rilindja Urbane po vazhdon të shtrihet përtej qendrave të bashkive të reja, ju uroj një ditë të mbarë”.

Por ky postim i tij nuk i ka lënë indiferentë qytetarët, të cilët nuk janë kursyer në komente.

“Juve do ti bëni ato punë nuk do vinë nga jashtë shtetit të bëjnë punët tuaja dhe më shumë duhet të bëhen sepse 28 mijë km2 është Shqipëria”, shkruan një qytetar.

Një tjetër shton, “Për detyrë e ke, shërbëtor i popullit je, prandaj të votuan”.

“Propogandë dhe vetëm propogandë, vazhdon regjimi të mashtrojë popullin dhe ta vërë në gjumë”, shkruan një tjetër komentues. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top