Connect with us

Rama: Së shpejti rezultatet e para të Vettingut, opozita pa ide e vizion

Kuriozitete

Rama: Së shpejti rezultatet e para të Vettingut, opozita pa ide e vizion

Rama: Së shpejti rezultatet e para të Vettingut, opozita pa ide e vizion

Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria që ai drejton po punon për rrugën europiane dhe se së shpejti sipas tij, do të jepen edhe rezultatet e para të Vettingut.

“Komisionet e Vettingut janë ulur në tavolinë dhe shumë shpejt do të na tregojnë rezultate e para. Me njerëzit e zakonshëm do bëjmë shumë për vendin tonë”, shprehet Rama.

Duke folur në “komunikimin javor”, Rama u shpreh se së bashku me ekipin “kemi marrë përgjegjësinë për të udhëhequr Shqipërinë dhe duam edhe njerëzit e zakonshëm që të bëhen pjesë e rrugës dhe planit të bashkëqeverisjes, pasi nuk ka qeveri lart apo qeveri poshtë”.

Sipas tij, “ata që drejtojnë opozitën nuk kanë as ide dhe as vizion”.

Sot dua t’ju siguroj se pavarësisht zhurmës dhe pengesave të këtyre ditëve, nuk e kam harruar punën për të cilën jemi zgjedhur. Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese. Edhe në luftën kundër informalitetit është konstatuar rritje e xhiros. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor,”-u shpreh Rama./a.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top