Kuriozitete
Rama: Sistemi bankar shembull transparence, nga janari kompanive s’do u njihen bilancet e dyfishta
Rama: Sistemi bankar shembull transparence, nga janari kompanive s’do u njihen bilancet e dyfishta
Kryeministri Edi Rama tha se disa vite më parë kambanat e alarmit binin për ata që kishin veshë, ku si më kumbuesen cilësoi atë të kredive të këqija, duke shtuar se kishin arritur nivelin 24%.
Në këtë linjë ai deklaroi se Shqipëria sipas Bankës Botërore, ishte në dhjetë vendet më të padëshiruara të botës për shkak të kreditimit dramatik.
Kreu i qeverisë deklaroi se në sajë të reformave të qeverisë pas katër viteve, ku qeveria njohu publikisht faktin se nuk mund të presë kontribute nga të tjerët pa shlyer detyrimet e veta, treguesit ekonomik filluan të japin shenja të qarta rigjallërimi, duke nënvizuar se sot mund të shihen rezultate inkurajuese si pasojë e reformave të dhimbshme për shumëkënd, por shëruese.
Sipas tij kreditë e këqija ka rënë me 10 pikë, duke e cilësuar si arritje.
Më tej tha se ka arsye për të qenë optimist për të ardhmen e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorin bankar në veçanti.
“Nëse ka një sistem ku ekonomia informale apo ajo e zeza nuk ka shans të penetrojë, ky është sistemi bankar dhe nëse ka në Shqipëri një sistem për t’u marrë shembull për nga qëndrueshmëria e shëndetshme në raport me ligjin dhe transparencën e burimeve të fitimit, ky është sistemi bankar. Dje kam dëgjuar diçka që nuk mendoja se do e dëgjoja në të gjallë, se projektbuxheti i vitit 2018 duhet të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI, DEA, etj., se projekti ynë 1 miliardë për rindërtim është në duart e krimit. Tani ju këtu jeni në duart e krimit”, u shpreh Kryeministri.
Ai e cilësoi si diçka për të qeshur dhe qarë, ndaj kërkoi që të gjithë të qeshin dhe të shkojnë përpara duke nënvizuar se realiteti ekonomik i cili pasqyrohet më së miri në çehren e sistemit bankar është optimist.
Duke filluar nga viti i ardhshëm, sipas tij, shteti shqiptar, qeveria e Shqipërisë, administrata tatimore, nuk do të njohë asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet e bankave.
Rama tha se do marrë fund bilanci i kompanive ku në banka tregojnë sa shumë kanë dhe tek shteti sa pak kanë, do të marrë fund që nga janari 2018.
“Tatimet e Republikës së Shqipërisë nuk do njohin asnjë bilanc tjetër përveç bilancin që do ju dorëzojnë bankave se sa shumë kanë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Lidhur me deklarimin e rrogës, ku tha se gjysma jepet mbi dorë e tjetra nën dorë, do të marrë fund, duke e cilësuar si një dëm për shtetin dhe arkën e shtetit, por edhe për pensionet.
Rama deklaroi se rritja ekonomike në vitin 2018 parashikohet të jetë 4.2% ose thuajse katërfish më e lartë nga rritja që u gjet në vitin 2013.
“Në buxhetin 2018 paketa më e madhe e investimeve në historinë e vendit. Buxheti i vitit 2018, është hapi i parë i madh në rrugën e Shqipërisë që duam”, deklaroi Rama, i pranishëm në një takim me bankat për rritjen ekonomike në Shqipëri.
Ai deklaroi se vendi është katërfish më shumë rritje ekonomike, në raport me momentin kur u mor detyra. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.