Connect with us

Rama “trondit” Kuvendin, zbulon foton e “të fortit nga Shijaku” në “Çadrën e Lirisë”

Video

Rama “trondit” Kuvendin, zbulon foton e “të fortit nga Shijaku” në “Çadrën e Lirisë”

Rama "trondit" Kuvendin, zbulon foton e “të fortit nga Shijaku” në “Çadrën e Lirisë”F. Tenolli

Lajme

Mbrëmjen e kaluar kryeopozitari Lulzim Bsha tregoi në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut një foto të Durim Keçit, person i kërkuar nga Interpoli, krah për krah me ministrin aktual të bujqësisë Blendi Klosin.

Ditën e sotme në Parlament Rama i është kthyer "flakë për flakë" Bashës duke i treguar atij foton e “të fortit të Shijakut” në "Çadrën e lirisë”.

Me sa duket personi që kishte dalë në foto me Klosin ka qenë edhe në "Çadrën e lirisë" të Bashës.

Ai hodhi akuza të forta mbi kryeministrin dhe e cilësoi si të inkriminuar. Basha shtoi se Rama kishte ndikuar që emri i Keçit të fshihej nga lista e Interpolit.

Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit:

Ne jemi ju, jo se nuk keni idenë si luftohet krimi dhe skeni idenë si bëhen punët, por jeni ju që po hoqët krimin nga fjalori nuk dini çfarë të thoni. Ja provoni të bëni një fjalim pa fjalën “krim”, “drogë”. “mafie”, pa fjalën “kriminel”, pa fjalën “Elvis Rrosh”. Hiqni këto, po bëtë një fjalim hajdeni dhe na tregoni. Shumë shumë mund të flisni 3 minuta. Provoni një fjalim pa këto, nuk e bëni dot. Na morët në qafë dhe shokët tanë atje, na i futet edhe ata në këtë valle. Ata kanë hall tjetër nuk kanë hallin tuaj, ata numërojnë përdit trigonat që i ikën nga tepsia, janë në hall tjetër ata. Na prishët dhe shokët në këtë histori. Krimi, krimi, droga droga, mafia mafia. A të shkretet ju, cfarë të bëjmë?! Luftë me fotografi. Ma cuan tani po po ja coj…kujt t'ja coj fotografinë e atij që nxore me Blendi Klosin.

(Kryemadhi flet nga vendi pa mikrofon)

Rama i kthehet:

Pusho pusho ti…

E më pas vazhdon:

Kujt t'ia çoj fotografinë Lulzim ai që nxore me Blendi Klosin dje, tani sapo ma çuan, kur po flisje ti në çadrën e lirisë Lulzim. Ç'a të bëjmë? Do luftojmë me fotografinë?! Kështu që unë jam në çdo fotografi dhe këtë luftën e fotografive. Këtë luftën e fotografive, vazhdojeni por të paktën këshillohuni me fotografin e Enver Hoxhës. Ja ku e keni. Ky nuk bëni gabime. Ja ka mësuar Sulo Gradeci këtij, këshillohuni me fotografin e shokut Enver. Personi që keni nxjerrë në fotografi, për turpin tuaj me Blendi Klosin në çadrën e lirisë. Për republikën e re kishte ardhur ai? Ai ka ardhur aty ka dalë foto me deputetët tuaj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top