Connect with us

Rama u kujton policëve vettingun, një “mesazh” për prokurorët dhe gjyqtarët për ngjarjen në Elbasan

Kuriozitete

Rama u kujton policëve vettingun, një “mesazh” për prokurorët dhe gjyqtarët për ngjarjen në Elbasan

Rama u kujton policëve vettingun, një “mesazh” për prokurorët dhe gjyqtarët për ngjarjen në Elbasan

Kreu i qeverisë Edi Rama, duke folur në Ministrinë e Brendshme deklaroi se brenda tetorit janë sekuestruar gjithsej 35 milionë euro pasuri dhe asete të vëna në rrugë kriminale.

Rama deklaroi gjithashtu se statistikat tregojnë se dyfishi i grupeve kriminale janë goditur nga policia krahasuar me goditjet që i janë bërë para 2013-ës. Rama evidentoi si punën kryesore të policisë gjatë mandatit të kaluar goditjen e grupeve të trafikut në Lazarat.

Ai tha se në vitin 2013 në Lazarat prodhohej një sasi prej 900 tonë kanabis dhe ishte kjo polici që kreu këtë operacion për asgjësimin e tyre. Kjo solli dhe mbulimin e policisë në 100 % të territorit.

“Nëse kapen ende parcela me drogë do të shkarkohet gjithë zinxhiri policor që ka përgjegjësi për këtë situatë. Nuk do të shpëtojë asnjë punonjës policie që ka punuar gjithë jetën në polici dhe kanë pasuri të pajustifikueshme”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se përpara vitit 2013 komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve. Ndërsa pas ardhjes së tij në pushtet kemi statistikat më të ulëta në 20 vitet e fundit për vrasjet e efektivëve.

Ndërsa duke folur lidhur me krimin, Rama ka bërë me dije se do t’i propozojë qeverisë që çdo qytetar që denoncon personat në kërkim, të paguhen. Kreu i qeverisë e ka quajtur të turpshme videon e incidentit në Elbasan, ku nëndrejtori i policisë së këtij qarku, u godit nga një makinë.

Rama bëri me dije se ka nisur një luftë e egër nga policia për kapjen e personave në kërkim, ndërsa ka sulmuar prokurorinë dhe gjykata për lirimin e tyre.

“Nuk do të ketë drejtues policie që nuk do të kalojë testin e FBI, ka edhe një instrument për sinqeritetin, ju e dini, poligrafin, do të jenë këtu të gjitha. Këta bosët e mëdhenj kanë thënë pas daljes në gjykatë se tani do të flasim bashkë. Videoja që doli nga Elbasani, e papranueshme, por nëse në Shqipëri do të kishte prokurori dhe gjykatë në lartësinë e betejës nuk do ta shikonim atë video.

Për ta mbyllur, disa gjëra, çdo drejtues dhe çdo punonjës policie që nuk është përzier me krimin të mbajë kokën lart. Luftë çdo ditë dhe çdo natë në territor për të vazhduar fazën e dytë që kemi nisur për të vazhduar kapjen dhe çuarjen deri te dera e gjykatës të atyre që janë në kërkim me çdo çmim. I propozoj qeverisë që të vendosë çmim për kokën e çdo të kërkuari, kush e denoncon dhe mundëson kapjen e tij do të paguhet”, tha Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top