Connect with us

Rama: Ujësjellësat janë kthyer në ndërmarrje punësimi, nga shkurti kontroll derë më derë

Kuriozitete

Rama: Ujësjellësat janë kthyer në ndërmarrje punësimi, nga shkurti kontroll derë më derë

Rama: Ujësjellësat janë kthyer në ndërmarrje punësimi, nga shkurti kontroll derë më derë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e reformës së ujit të pijshëm duke mbledhur prefektët, kryebashkiakët, drejtuesit e sektorit etj. dhe duke i drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë. Në një takim për reformën e ujit, kreu i qeverisë tha se ata që kanë lidhje të paligjshme do të kenë 90 ditë kohë për tu vetërregulluar.

“Po bëhen 30 vjet që uji konsiderohet si një mall pa zot. Një mall pa zot sepse në të gjithë territorin mbi ujin nuk ka pasur shtet dhe duhet të jemi të gjithë të turpëruar që ndërmarrjet e ujësjellësve janë kthyer nga kompani në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë lidhje me sektorin janë pjesë e një procesi gërryes për vetë kompanitë dhe vetë burimet.

Në shumicën e qendrave të banuara uji vjen 4-5 orë, në fshatra ndonjëherë edhe 1 orë në ditë, është e papranueshme që në mes të Tiranës shohim dëshmi rrëqethëse të prapambetjes së gjatë, por mbi të gjithë të një prapambetje të vetë shtetit dhe përgjegjësinë më të rëndë e ka qeverisja qendrore që nuk ka zgjidhur dot një problem kaq flagrant në sytë e të gjithëve, ku mjafton të hedhësh sytë në tarracat e Tiranës për të kuptuar se ku jemi.

Në çdo katër litër ujë që prodhon makineria e degraduar me kosto kaq të lartë vetëm 1 litër faturohet dhe kjo bën që shteti të subvencionojnë ujësjellësat që të mos falimentojnë. Vetëm një reformë rrënjësore me vendosmëri të hekurt e ngjashme me reformën e energjisë mund të na japë zgjidhjen për të dalë nga ky sistem i falimentuar.

Të gjithë ata që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme kanë 90 ditë kohë të rregullojnë situatën, nuk do nisim me penalizime, vjedhja e ujit dënohet nga kodi penal. Ne do të fillojmë menjëherë prerjen e lodhjeve të paligjshme por nuk do të shoqërohet me penalizime’, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri theksoi se më 1 shkurt të vitit 2018 të gjithë konsumatorët që kanë ende lidhje të paligjshme do të procedohen penalisht dhe sipas ligjeve në fuqi rrezikojnë masa shumë të rënda, shumë më të rënda se fatura e pagesës së ujit që është sot shumë e ulët krahasuar me koston e prodhimit të ujit

“Ata që kanë detyrime të prapambetura duhet të marrin masa për t’i likujduar para se të nisë ndërprerja e shërbimit. Në 21 tetor operatorët e shërbimit kanë urdhër të mos lidhin kontratë nëse aplikuesi nuk ka matës. Janë 270 mijë familje apo subjekte që nuk përdorin matës, kjo nuk tolerohet më dhe të gjithë duhet të ftohen të legalizohen vetë.

25 mijë puse rezultojnë të hapura në vend, vetëm 265 kanë leje, një barbari më vetë. Brenda 2018 çdo konsumator që do të përdorë ujërat nëntokësore duhet të ketë leje për ta shfrytëzuar këtë pasuri të përbashkët. Formalizimi i puseve dhe mbyllja e atyre që nuk plotësojnë kushtet teknike do të jetë pjesë e këtij operacioni”, shtoi Rama. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top