Connect with us

Rama: Vetting në polici nga janari, s’ka shpëtim për katet e larta të krimit

Kuriozitete

Rama: Vetting në polici nga janari, s’ka shpëtim për katet e larta të krimit

Rama: Vetting në polici nga janari, s’ka shpëtim për katet e larta të krimit

Kryeministri Edi Rama thotë se lufta kundër krimit në radhë të parë zhvillohet në inteligjencën e mirëfilltë, duke shtuar se roli që po merr çdo ditë Akademia e Sigurisë së Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit është vërtetë kyç.

Duke folur sot në Akademinë e Sigurisë së Policisë, në Konferencën shkencore ndërkombëtare mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë, kreu i qeverisë tha se rëndësia e vendimit për t’i kthyer Policisë së Shtetit Akademinë e saj në vitin 2015, pas shtatë vitesh, provohet në efektivitetin në rritje të policiimt në çdo skaj të vendit.

Rama tha se sot në sajë të teknologjisë, grupet kriminale bëjnë një keqpërdorim të saj, ndërsa shtoi se kjo e bën rolin e Akademisë shumë më kyç, për të ardhmen e institucioneve ligjzbatuese, në betejë me krimin.

“Reforma në fushën e sigurisë është padiskutim një nga më të rëndësishmet. Ka një konstante që i bashkon të gjitha shkollat politike, përgjegjësia për sigurinë publike. E mira publike nuk mund të krijohet nga aktorët privatë, sepse siguria nuk shitet dhe blihet”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se siguria publike është detyra më e veçantë që mund të ofrojë shteti.

Sipas tij, vetë shteti sovran u krijua për të ofruar sigurinë publike, ndaj tha se reformat në siguri synojnë të shënojnë arritje.

“Si një produkt i ndërlikuar shtetëror, siguria publike nuk mund të krijohet nga qasje apo procese të izoluara. Ndaj do të thellojmë procesin e krijimit të kapaviteteve dhe do të modernizojmë policinë”, deklaroi Rama.

Ai nënvizoi se pastërtia e radhëve të policisë, është parakusht i domosdoshëm dhe i padiskurueshëm.

Në vijim tha se edhe pastrimi i sistemit gjyqësor nga elementë të kriminalizuar, do të vijojë me vigjilencë të shtuar edhe në gjithë strukturat ligjzatuese.

“Procesi i vettingut që është organizuar dhe do zbatohet në Policinë e Shtetit në muajin janar, do të japë rezultate të rëndësishme. Dhe brezat e rinj që do të dalin do të jenë një model transformimi dhe transfuzioni gjaku i Policisë së Shtetit”, deklaroi Rama.

Ai tha se goditja e grupeve kriminale, do të ketë rëndësi themelore, ku nënvizoi se do të synohen katet më të larta të krimit të organizuar, që sipas tij deri më tani kanë qenë shumë larg shënjestrimit.

Rama deklaroi si të domosdoshëm shënjestrimin e aseteve ktriminale dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë sipas tij, se “Kush përfiton nga krimi, nuk i gëzon dot ato që fiton”. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top