Ramush Haradinaj niset për në Hagë, Anita bën dedikimin prekës

Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen nga posti, pas dy vitesh në krye të qeverisë së Kosovës. Lajmin Haradinaj e bëri të ditur në një konferencë për shtyp ku tha se arsyeja e dorëheqjes është për shkak se është thirrur në Hagë dhe atje nuk mund të shkojë duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës.

Ditën e sotme Haradinaj është nisur për në Hagë dhe Anita i ka kushtuar një dedikim prekës të postuar në rrjete sociale.

“…Sepse eshte hera e trete qe po mbajme mbi supe peshen e rende te fatit te hidhur Kosoves…

Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë ështësulmi, tësulmuan për t’a madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqsia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia. Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”- shkruan Anita.