Receta ideale Shqiptare e shendetlise : Fantastike neqoftese do ti shtonit kete perberes

Në qoftë se jeni ende në mëdyshje se ç’ëmbëlsirë tëpërgatisni për sonte, ku sigurisht koha dhe impenjimet e tjera nuk premtojnë për bakllava, nuk keni pse të shqetësoheni pasi shefja e kuzhinës, Linda Fishta ndan me të gjitha mikeshat recetën e shëndetlies. Një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e shijshme.

Kërkon më pak se 15 minuta kohë për t’u përgatitur dhe rreth 45 minuta kohë për t’u pjekur, ndaj mos ngurroni ta provoni.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë • 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha

1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë buzës së gotës). 100 g gjalpë i tretur, i vakët. 3 lugë të mëdha mjaltë. 300 g arra të qëruara në thërrime (të peshuara pa lëvozhgë).

1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g).1 bustinë vanilje. 1 majë thike kripë. 3 gota miell. 1 e verdhë veze për ta lyer sipër.

PËR SHERBETIN: 800 g sheqer. 600 ml ujë.

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri.

Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rrahur më parë me pirun.

E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të di. gjet.

Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.