Receta me bazë shafranin e Indisë, zbardh 100% dhëmbët dhe kuron mishrat

Momentalisht shafrani i Indisë është një prej erëzave më të sugjeruara për t’u përdorur. Jo vetëm në kuzhinë, por edhe për përdorime të ndryshme shëndetësore dhe estetike. Vlerat e kësaj erëze janë të pafundme dhe sipas studimeve shkencore është një nga bimët që ka aftësi të madhe anti-inflamatore.

Përveç të tjerash, shafrani i Indisë ka aftësinë të zbardh dhëmbët dhe të trajtojë sëmundjet e mishrave të tyre. Eksperimentet kanë treguar se kjo erëz është një pastrues i shkëlqyer i dhëmbëve, duke i bërë më të shndritshëm dhe të shëndetshëm. Së bashku me disa përbërës të tjerë, ju mund të përgatisni maskën ideale për dhëmbët tuaj. Ajo është testuar 100 % dhe rezultatet kanë qenë fantastike.

Përbërësit:

4 lugë të mëdha me shafran Indie.
2 lugë të mëdha sodë buke.
2 lugë vaj kokosi.
2 pika vaj esencial rozmarine ose rigoni, menteje ose karafili.

Përgatitja:
I përzieni të gjithë përbërësit dhe i ruani në frigorifer ose në një vend të freskët. Më pas, aplikojeni si pastë për dhëmbët.